Gattuso e përjashton Leon Dajakun nga skuadra e Hajdukut - NACIONALE

Gattuso e përjashton Leon Dajakun nga skuadra e Hajdukut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Gennaro Gattuso e ka përjashtuar futbollistin Leon Dajaku nga skuadra e Hajdukut shkaku i paraqitjeve të dobëta.

Sipas mediumit kroat “index.hr”, si për Dajakun ashtu edhe për lojtarin Yassine Benrahou gjithçka është e mbyllur me Hajdukun, ndërsa qysh në janar do të nisin të kërkojnë klub të ri.

Gennaro Gattuso i ka përjashtuar Leon Dajakun dhe Yassine Benrahou nga skuadra e Hajdukut. Nga informatat jozyrtare, duket se Dajaku dhe Benrahou e kanë kryer me Hajdukun dhe do të kërkojnë klub të ri në dimër”, njofton mediumi në fjalë.

Raporti shton se të dy lojtarët nuk ishin në planet e klubit në verë, megjithatë trajneri Gattuso iu kishte dhënë një tjetër shans në fundin e muajit gusht, por gjërat prapë nuk funksionuan.

Gattuso kishte probleme me Dajakun edhe para pak muajve, ku ky i fundit u zemërua që u zëvendësua, ndërsa pastaj e detyroi të paguante një darkë për bashkëlojtarët.

Kjo nuk është hera e parë që Gattuso është kaq i ashpër me lojtarët, ngase njëjtë kishte vepruar edhe me lojtarin e Kosovës Emir Sahiti, i cili pastaj u largua për t’iu bashkuar Hamburger në Bundesliga II.

Kujtojmë, Dajaku që vazhdon ta refuzojë Kosovën ka kontratë me Hajdukun deri në vitin 2027, gjë që e konfirmon besimin e madh që kishte klubi dikur për të.

Lajme të ngjashme