Gatti bën heroin, Juve me vështirësi triumfon ndaj Sportingut
Juventus më shumë vështirësi ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Sporting Lisbones, në kuadër të Ligës së Evropës.
"Zonja e Vjetër" shënoi fitore me rezultat minimal 1:0, sfidë që ishte tejet e baraspeshuar.
Juventus e nisi më mirë nga minuta e parë duke rreizkuar me anë të Federico Chiesas, që kishte një mundësi shënimi mirëpo nuk e finalizoi.
Sporting gjithashtu kishte raste të njëpasnjëshme me anë të Moritas dhe Coates, por të gjitha u devijuan.
Vlen të ceket mundësia e Pedro Goncalves i cili dështoi të shënonte përballë Mattia Perinit.
Ishte mbrojtësi Federico Gatti që bëri heroin për vendasit duke qenë në vendin e duhur pas një topi të kthyer për të kaluar Juventusin në epërsi (73').
Skuadra italiane pastaj arriti ta ruajë rezultatin për ta marrë fitoren e parë, derisa kualifikimin synon ta arrijë në Portugali një javë më vonë.