Gasperini: Koopmeiners ka vendosur t’i bashkohet Juventusit, klubi ndihet i shantazhuar - NACIONALE

Gasperini: Koopmeiners ka vendosur t’i bashkohet Juventusit, klubi ndihet i shantazhuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Atalantas Gian Piero Gasperini ka zbuluar se ylli i skuadrës Teun Koopmeiners ka vendosur t’i bashkohet Juventusit.

Gasperini shpjegoi se gjithçka ishte duke shkuar mirë me lojtarin deri javën e kaluar, kur holandezi vendosi të mos stërvitet më me bashkëlojtarët.

Si rezultat, trajneri italian nuk e sheh më pjesë të skuadrës ngase nuk ka më opsione për ta mbajtur 26-vjeçarin.

Situata me Koopmeiners po shkonte mirë deri javën e kaluar. Lojtari vendosi të shkonte te Juventusi, me të cilët tashmë ka marrëveshje. Ai u ndje i stresuar dhe vendosi të mos stërvitet ose luajë më me ne”.

Dhe me këtë situatë, ai nuk është më i dobishëm për skuadrën, apo për shokët e skuadrës. Klubi, nga ana tjetër, ka mbajtur një qëndrim shumë të vendosur, sepse ata ndihen të shantazhuar nga situata, që është e ndryshme nga shumë herë të tjera në të kaluarën kur klubi u ka shitur asete të çmuara skuadrave të mëdha”.

Megjithëse Koopmeiners është sugjeruar gjerësisht për t'u bashkuar me Juventusin për pjesën më të madhe të afatit kalimtar të verës, të dy klubet nuk kanë arritur ende një marrëveshje formale për një tarifë, pavarësisht se lojtari ka nënshkruar me kushte personale.

Atalanta thuhet se kërkon një çmim prej 60 milionë euro, ndërsa Juventus ishte përgatitur të ofronte 45 milionë euro në fund të korrikut.

Kësisoj, Atalanta mund të jetë e përgatitur të ndahet me Koopmeiners për një tarifë pak më të ulët prej 55 milionë euro, e pastaj të nis punën për të gjetur pasuesin adekuat.

Lajme të ngjashme