Gareth Bale pensionohet nga futbolli në moshën 33-vjeçare - NACIONALE

Gareth Bale pensionohet nga futbolli në moshën 33-vjeçare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kapiteni i Uellsit, Gareth Bale, ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli aktiv në moshën 33-vjeçare, pas një karriere me përplot suksese.

Bale, i cili ka bërë 111 paraqitje për kombëtaren e tij, më së shumti në histori të Uellsit, njoftimin e bëri me anë të një postimi në rrjetet sociale.

"Pas një shqyrtimi me kujdes të veçantë, unë njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga klubi dhe futbolli ndërkombëtar," shkroi ish-anësori i Los Angeles.

"Ndjehem tepër me fat që e realizova ëndrrën time për të luajtur sportin që dua."

Karriera e yllit të lindur në Cardiff e çoi atë nga Southampton te Tottenham Hotspur dhe Real Madrid para periudhës së tij të fundit që kaloi në MLS në Los Angeles, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ishte lojtari më i mirë i vendit të tij dhe udhëhoqi kombëtaren e tij drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2016 dhe 2020, përpara se të mbyllte karrierën e tij në Kupën e Parë Botërore të Uellsit që nga viti 1958 në Katar 2022.

"Futbolli më ka dhënë me të vërtetë disa nga momentet më të mira të jetës sime," shtoi Bale.

"Sukseset më të mëdha të mundshme gjatë 17 sezoneve, kjo do të jetë e pamundur të ribëhet përsëri, pavarësisht se çfarë kapitulli tjetër ka rezervuar jeta për mua."

Padyshim që sukseset më të mëdha në karrierë 33-vjeçari i arriti me Real Madridin, duke fituar disa tri Liga të Kampionëve radhazi, e shumë trofe të tjerë, që bënë që karriera e tij të jetë me përplot suksese, pavarësisht se pensionimi i tij erdhi në moshë të re.

Lajme të ngjashme