"Garë e ngushtë" - Arteta thotë se gara për titull mes tri skuadrave do të jetë deri në fund të sezonit - NACIONALE

"Garë e ngushtë" - Arteta thotë se gara për titull mes tri skuadrave do të jetë deri në fund të sezonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, beson se gara për titullin kampion mes Liverpoolit, Manchester Cityt dhe Topçinjve do të shkojë deri në fund të sezonit.

Liverpool me një ndeshje më pak është lidere me pikë të barabarta me kampionët në fuqi të Premierligës, Manchester City, me Arsenalin që ka dy pikë më pak. Me tetë ndeshje të mbetura, gara për titull është shumë e ngushtë për t'u përcaktuar tash dhe menaxheri i Topçinjve, Arteta mendon se të tre skuadrat do të kenë një mundësi për të fituar ligën në ditën e fundit të sezonit.

Mikel Arteta Arsenal 2023-24

Ai u tha gazetarëve: "Ky është niveli dhe ka qenë niveli në këtë ligë për gjashtë apo shtatë vitet e fundit. Marzhet janë kaq të vogla, le t'i shohim ato shifra në fund të ndeshjes së fundit dhe shpresojmë nëse ato do të ruhen, unë mendoj se kemi një shans të mirë. Ne ende nuk jemi në krye dhe duhet ta transformojmë çdo ndeshje në fitore, dhe kjo është mënyra e vetme për të pasur mundësinë në ndeshjen e fundit të sezonit për ta fituar titullin."

Spanjolli shtoi: "Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ka shumë pak gjasa që të gjithë të fitojnë çdo ndeshje. Ju shikoni prapa se çfarë ka ndodhur në sezonet e mëparshme dhe është shumë, shumë e pamundur - por ju nuk e dini. Le të bëjmë gjithçka që mundemi. Mos lini asgjë dhe luani me të njëjtin entuziazëm, uri dhe cilësi, dhe të shohim se ku do të na çojë."

Arsenali po kërkon të fitojë titullin e tij të parë në Premierligës që nga viti 2004, ndërsa Guardiola është i etur për të shtuar pesë titujt e tij të ligës në ligën angleze dhe Jurgen Klopp do të synojë t'i jap fund karrierës te Liverpooli me një sukses të madh në fund të sezonit.

Mikel Arteta i Arsenalit dhe Declan Rice

City fitoi në udhëtim Crystal Palace duke u barazuar me Liverpoolin me pikë, ndërsa Arsenali është duke u përballur me Brightonin. Lidero Liverpool përballet të dielën me rivalët e hidhur Manchester United në Old Trafford për të përmbyllur një javë të nxehtë në elitën angleze.

Lajme të ngjashme