Garë e ashpër mes Alitit dhe Paqaradës për çmimin "Lojtari më i dobët" ndaj Norvegjisë - NACIONALE

Garë e ashpër mes Alitit dhe Paqaradës për çmimin "Lojtari më i dobët" ndaj Norvegjisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës pësoi një disfatë të thellë ndaj Norvegjisë, në një ndeshje miqësore.

Kosova pësoi me rezultat 3:0, sfidë që Norvegjia e dominoi që nga fillimi me Erling Haaland, i cili realizoi një het-trik.

“SofaScore” tani ka publikuar notat e lojtarëve, ku Leart Paqarada dhe Fidan Aliti janë zgjedhur si lojtarët më të dobët.

Mbrojtësi i Kolnit u vlerësua me notën 6.2, derisa Aliti më 6.4, ndërkohë sipas tyre paraqitje zhgënjyese kishin edhe Blendi Idrzii e Lindon Emërllahu me 6.3.

Më i miri te Kosova duket se ishte kapiteni Amir Rrahmani që u vlerësua me notën 6.9, kurse te Norvegjia padyshim u dallua Erling Haaland me notën 9.4.

Tani, Kosovës i duhet shumë punë për të qenë gati në muajin shtator për t’i zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kombeve. Fillimisht përballemi me Rumaninë, e pastaj Qipron.

Përzgjedhësi Franco Foda që s’pati fuqi as për t’u përballur me mediat, njësoi si lojtarët – duhet të tentojë të bëjë diçka të re për muajin shtator, meqenëse situata që po kalojmë nuk është aspak e mirë, e më e keqja që nuk shihet ndonjë përparim.

Kujtojmë, Kosova ndodhet në grup me Rumaninë, Lituaninë dhe Qipron dhe vendi i parë i Ligës së Kombeve avancon në grupin B.

Lajme të ngjashme