Gana e humb penalltinë kundër Uruguait sërish, Sergio Rochet me pritje të bukur
Gana e lëshoi një mundësi të artë për të kaluar në epërsi kundër Uruguait, në ndeshjen e tretë dhe të fundit grupore në Kupën e Botës që po zhvillohet momentalisht.
Andre Ayew dështoi për të shënuar nga penalltia në minutën e 21-të, pasi portieri Sergio Rochet e lexoi dhe e priti goditjen e tij të plogësht.
Kjo është penalltia e dytë radhazi që Gana e humb kundër Uruguait në Botëror në një ndeshje vendimtare.
Uruguait i nevojitet fitorja për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve. Ganës i mjafton edhe barazimi nëse Koreja Jugore nuk e mposht Portugalinë në ndeshjen tjetër.
Portugalia është kualifikuar tashmë në mesin e 16 më të mirëve, por synon fitoren për ta shmangur përballjen me Brazilin.