KATAR 2022 | Gana e dyfishon epërsinë kundër Koresë Jugore
Gana ka dyfishuar epërsinë kundër Koresë Jugore, në një ndeshje të Kupës së Botës që po zhvillohet momentalisht në Education City Stadium.
Mohammed Kudus shënoi për 2:0 për Ganën në minutën e 34-të.
Siç qëndrojnë gjërat, Gana tani ka tri pikë, aq sa Portugalia, në Grupin H. Koreja Jugore dhe Uruguai kanë nga një pikë.
Ndeshja tjetër e xhiros së dytë në këtë grup zhvillohet mes Portugalisë dhe Uruguait, ku gjërat në tabelë do të ndryshojnë sërish.