Galtier shkarkohet nga PSG-ja, hapet rruga për Luis Enriquen
Paris Saint-Germain ka ndarë rrugët me trajnerin Christophe Galtier sot, pas vetëm një sezoni bashkëpunim. Tani kampioni i Francës i ka hapur rrugën Luis Enriques për ta marrë drejtimin e skuadrës, me këtë të fundit që thuhet se ka filluar punën më herët me rekrutimin e futbollistëve.
Galtier kishte nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare kur mbërriti në Parkun e Princave përpara sezonit 2022-23, por pavarësisht se e udhëhoqi PSG-në drejt një titulli rekord të 11-të të Ligue 1, dështimi i tyre në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar në 1/8 e finales iu atribuua atij.
ESPN përmes burimeve të saj ka mësuar se Luis Enrique ka rënë dakord për një marrëveshje për ta marrë përsipër skuadrën dhe prezantimi i tij pritet të bëhet sot (e mërkurë).
Le Paris Saint-Germain et Christophe Galtier ont décidé de mettre un terme à son contrat d’entraîneur de l’équipe première.
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 5, 2023
“I gjithë Paris Saint-Germain falënderon Christophe Galtier, si dhe ndihmësit e tij Thierry Oleksiak dhe Joao Sacramento, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë sezonit dhe u uron atyre më të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tyre”, tha PSG në një njoftimin për shkarkimin e trajnerit francez.
Galtier është thirrur në gjykatën penale më 15 dhjetor si pjesë e një hetimi mbi akuzat për racizëm në ish-klubin e tij Nice.
Trajneri dhe djali i tij, John Valovic-Galtier, ishin në paraburgim për t'u marrë në pyetje të premten mbi akuzat për komente raciste dhe anti-myslimane, në periudhën sa ishte në krye të Nices nga 2021 deri në 2022.
Pasi djali i tij u lirua pa akuza, Galtier u referua në zyrën e prokurorit publik dhe do të dalë në gjyq për akuzat e ngacmimit psikologjik dhe diskriminimit.

