Galtier: Messi vendosi të mos luajë ndaj Benficas, kthehet në vikend kundër Marseille - NACIONALE

Galtier: Messi vendosi të mos luajë ndaj Benficas, kthehet në vikend kundër Marseille

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier ka dhënë disa detaje të reja mbi gjendjen e Lionel Messit, duke konfirmuar se argjentinasi më shumë gjasë do të rikthehet në vikend.

Messi ka pësuar një lëndim së fundmi dhe nuk ka qenë pjesë e grupit për një kohë në stërvitje.

Sidoqoftë, Galtier ka zbuluar ishte vetë lojtari që kishte vendosur të mungonte në ndeshjen e ardhshme ndaj Benficas, në mënyrë që të mos rrezikonte.

"Leo Messi është shumë më mirë, është shumë i sigurt, por vazhdon ta ketë ndjenjën e pakënaqësisë prandaj preferoi të mungonte".

"A do të paraqitjet ndaj Marseille? Do të shohim si do të shkojnë gjërat këtë javë, por më shumë gjasa po", tha ai.

Galtier gjithashtu komentoi edhe ankesat e Kylian Mbappe, duke thënë se nuk ishte planifikuar që francezi të luante ndaj Reims.

"Kylian Mbappe nuk ishte planifikuar të luante në Reims. Messi ishte i lënduar. Neymar ishte në dyshime shkaku i arsyeve muskulore. Mbappe luajti i sëmurë, lodhur në një ndeshje që doli e keqe për ne", shtoi ai.

PSG nesër me një fitore kundër Benficas do të afrohej më shumë pranë kualifikimit tutje, në fakt do të kualifikohej në rast që Juventus pëson humbje nga Maccabi Haifa.

Ndeshja mes PSG-së dhe Benficas zhvillohet në "Parkun e Princave" me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme