Galatasaray nis "operacionin Rashica", synon blerjen e përhershme të kosovarit
Skuadra e madhe turke, Galatasaray ka nisur të interesohet për të blerë sulmuesin anësor Milot Rashica.
Kosovari iu bashkua gjigantit turk në ditën e fundit të afatit kalimtar huazim nga Norwich City, derisa pavarësisht që në ditët e para nuk po i ecte mbarë, tani ka nisur të këndellet.
Rashica ka gjetur vend në formacionin bazë të Galatasaray dhe është duke mahnitur të gjithë tifozët me paraqitje të shkëlqyeshme.
Tani, mediumi i njohur turk "Yanisafak", raporton se kjo skuadër ka vendosur që të nis negociatat me Norwichin për të blerë Milot Rashicën.
Përpos kësaj, raporti shton se Galatasaray i duhet të shpenzojë vetëm 7 milionë euro, për dallim nga 12 milionë sa kishte paguar klubi anglez.
"Galatasaray është i gatshëm që të ulet në tavolinë me skuadrën angleze që mbajnë kartonin e Rashicës. Një interesim i madh do të bëhet për anësorin, i cili vlerësohet rreth 7 milionë euro", shkruhet në raportin e mediumit turk.
Rashica për herë të parë këtë edicion si titullar e nisi në Kupën e Turqisë në sfidën kundër Kastamonuspor, ku realizoi dy gola dhe tregoi kualitetin me paraqitje shumë të mirë.
Pas kësaj, ai fitoi edhe vendin në pozitën e titullarit edhe kundër Alanyaspor në Superligën e Turqisë, derisa kontribuoi me një asistim edhe në fitoren ndaj Fatih Karagumruk.
Përpos kësaj, bordi i klubit është i lumtur me paraqitjet e këtij të fundit dhe thuhet se trajneri ka vendosur ta lërë titullar edhe në sfidën e vështirë ndaj Besiktasit.
Momentalisht në Superligën e Turqisë, Galatasaray renditët në pozitën e katërt në tabelë me 22 pikë, katër më pak se lideri Fenerbahce.
Në anën tjetër, Rashica gjithashtu është i lumtur te Feneri, me të cilët është duke gjetur nivelin e lartë që kishte te Werder Bremen.