Gakpo tregon si i dështoi kalimi te Man Utd
Sulmuesi i Liverpoolit Cody Gakpo e ka pranuar se ishte afër t’i bashkohej Manchester Unitedit para se të kalonte te Liverpooli.
Holandezi iu bashkua skuadrës së Jurgen Kloppit nga PSV para 12 muajve, në një marrëveshje 40 milionë funtesh.
Sidoqoftë, Gakpo para kalimit te Liverpool ishte afër t’i bashkohej rivalit të urryer United. Ai ka treguar se kishte diskutuar mjaftë shumë me Ten Hagun, mirëpo në fund bëri zgjedhjen e duhur duke kaluar në “Anfield”.
“Po, ishte në verën para se të isha në kontakte me klubin. Diskutova me trajnerin (Ten Hag) gjithashtu. Ai është holandez kuptohet, prandaj edhe fola me të”.
“Në fund nuk funksionoi dhe kjo ishte. Në dimër pastaj erdhi Liverpooli dhe ishte zgjedhja më e mirë për mua”.
Man Utd kishte interesim për sulmuesin, por në javën e fundit të atij afati kalimtar vendosen të investonin rreth 85 milionë funte për anësorin Antony nga Ajaxi.
Kësisoj, Gakpo zgjodhi Liverpoolin të cilët ishin gjithashtu të dashuruar me holandezin e sidomos me faktin që mund të luante në disa pozita.