Gabriel Jesus: S'ka mbaruar, luftojmë deri në fund
Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus është optimist se do të shpallen kampion në fundin e sezonit.
Arsenali në tre ndeshjet e fundit ka lëshuar pikë duke barazuar me klubet si Liverpool, West Ham dhe tani Southampton.
Sidoqoftë, pas ndeshjes ndaj Southamptonit braziliani për "Sky Sports" deklaroi se ende asgjë s'ka mbaruar.
"Shumë gjëra po ndodhin tani. Ne nuk duam të vijmë këtu dhe të flasim negativisht sepse jemi shumë pozitivë, ajo që po bëjmë këtë sezon është e mahnitshme. Premierliga është e vështirë.
"Tani është momenti i vështirë. Tani është koha që të qëndrojmë së bashku deri në fund. Kemi ende shumë gjëra për të bërë këtë sezon, nuk ka mbaruar, ne jemi ende pesë pikë larg. Manchester City ka dy ndeshje më pak, por nëse duam të jemi kampionë, duhet të shkojmë atje për të fituar ndeshjen - kjo është e gjitha.
"Ne jemi skuadra më e re në ligë, nuk kërkojmë justifikime. Ndonjëherë bëjmë mirë dhe ndonjëherë gabim, të gjithë mund të bëjnë gabime, prandaj është kaq e rëndësishme të qëndrojmë së bashku.
"Gjithçka mund të ndodhë. Natyrisht ne nuk jemi të kënaqur me tre ndeshjet e fundit, kemi humbur pikë dhe e dimë se kjo është e vërtetë, askush nuk duhet të na thotë. Ne kemi rënë pak nga niveli dhe fokusi ynë, kjo është Premierliga. është shumë e vështirë të fitosh këtë garë.
“Ne jemi ende atje, ne ende po luftojmë dhe do të luftojmë deri në fund”.
Arsenal në xhiron e radhës do të jetë mysafir i Manchester Cityt në "Etihad Stadium".