Gabon sërish Juventusi, barazon në derbin e qytetit me Torinon - NACIONALE

Gabon sërish Juventusi, barazon në derbin e qytetit me Torinon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juventusi e ka shijuar edhe barazimin e 12-të të sezonit në Serie A, duke konfirmuar një formë jo të mirë të skuadrës së Thiago Mottas.

Zonja e vjetër u ndal me barazim 1:1 nga Torino, në derbin e qytetit.

Juventusi ishte skuadër më e mirë në këtë takim, duke pasur më shumë raste shënimi, por që mungoi konkretizimi, që është diçka po vazhdon te kjo skuadër.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të takimit.

Kenan Yildiz e kaloi në epërsi Zonjën e Vjetër në minutën e tetë, pas asistimit që mori nga Savona.

Krejt në fund të pjesës së parë, Vlasic, barazoi shifrat, me ish-lojtarin e Interit, Karamoh, që ishte në rolin e asistuesit dhe me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë.

Thiago Motta, trajneri i Juventusit, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 56-të.

Në vazhdim, përkundër dominimit total të Zonjës së Vjetër, nuk pati ndryshim në rezultat.

Me përfundimin e ndeshjes me rezultat 1:1, Juventusi tashmë e shijon barazimin e 12-të sezonal në Serie A, krahas shtatë fitoreve, por që mbetet skuadra e vetme pa humbje në elitën e futbollit italian.

Lajme të ngjashme