Gabon sërish Inter, ndalet nga Sampdoria - NACIONALE

Gabon sërish Inter, ndalet nga Sampdoria

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter ka dëshpëruar sërish në kampionatin italian, këtë herë duke u ndalur në udhëtim te Sampdoria, në kuadër të xhiros së 22-të në Seria A.

"Neurazzurët" zhvilluan lojë dominuese ndaj Sampdorias, por që rezultati përfundimtar doli të jetë 0:0.

Inter e nisi për mrekulli duke rrezikuar përmes Romelu Lukakut dhe Matteo Darmian, që kishin nga një rast të artë mirëpo nuk i finalizuan.

Ndeshja ishte tejet e baraspeshuar tutje meqenëse dy skuadrat tentonin ndërtimin e disa aksioneve, por që u mungonte finalizimi.

Vlen të ceket se Inter kishte edhe një rast përmes Federico DiMarco, mirëpo goditja e tij përfundoi mbi portë.

Në minutat e fundit edhe mesfushori Hakan Calhanoglu humbi dy raste nga afërsia.

Inter pas këtij barazimi vazhdon të renditët në pozitën e dytë me 44 pikë, 15 pikë më pak se lideri Napoli, derisa Sampdoria qëndron në pozitën e 19-të me 11 sosh.

Inter në xhiron e radhës do ta pres Udinesen, derisa Sampdora do të përballet me Bolognan.

Lajme të ngjashme