Gabon Interi, pëson humbje nga Spezia - NACIONALE

Gabon Interi, pëson humbje nga Spezia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Spezia ka shënuar fitore të madhe si nikoqir i Interit në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.

"Neurazzurët" dominuan në pjesën më të madhe të lojës, por Spezia ishte më konkretizuese duke fituar me rezultat 2:1.

Lautaro Martinez rrezikoi pas vetëm gjashtë minutave lojë, por që Dragoëski arriti ta ndalë.

Argjentinasi pastaj dëshpëroi keq duke mos shënuar nga pika e bardhë. Dy skuadrat ndërtuan disa aksione të bukura, por u mungoi finalizimi kësisoj epilogu i kësaj pjese doli të jetë 0:0.

Ishte djali i Paolo Maldinit, Daniel, i cili pas një pasimi fantastik të M'Bala Nzola shënoi nga afërsia për t'i dhënë epërsinë Spezias (55') - VIDEO.

Inter nuk u dorëzua deri në fund duke barazuar rezultatin me anë të sulmuesit Romelu Lukaku i cili shënoi nga pika e bardhë, pas një ndërhyrje të rëndë të Salva Ferrer (83') - VIDEO.

Por, vetëm katër minuta më vonë, Spezia fitoi penallti pasi Denzel Dumfries bëri një ndërhyrje brenda zonës dhe M'Bala Nzola nuk dështoi për t'i ndihmuar vendasve të arkëtojnë pikët e plota - VIDEO.

Pas kësaj humbje, Inter tani renditët në pozitën e dytë në tabelë me 50 pikë, derisa Spezia renditët në pozitën e 17-të me 24 sosh.

Në xhiron e radhës, Inter do ta zhvillojë derbin ndaj Juventusit, derisa Spezia do ta pres Sassuolon.

Lajme të ngjashme