Gabon Drita, fitojnë Ballkani e Llapi
Ballkani dhe Llapi kanë arkëtuar pikët e plota derisa Drita humbi dy pikë krejt në fund ndaj Dukagjinit.
Ballkani i fitoi pikët e plota në udhëtim te Gjilani, duke triumfuar me rezultat komod 0:2.
Skuadra nga Suhareka ishte shumë më e mirë duke dominuar në të gjitha aspektet. Ishte Nazmi Gripshi që i dha epërsinë mysafirëve me një gol të bukur (49’).
Ndërsa, ishte mbrojtësi Lumbardh Dellova që e vulosi fitoren (80’).
Ndërkohë, Llapi ka fituar derbin e rivalëve ndaj Prishtinës me rezultat 0:2 në stadiumin e Ramiz Sadikut.
Prishtina në këtë përballje ishte me disa lojtarë të rinj, por që s’ia dolën ta ndalin skuadrën e Batatinës.
Muhamet Hyseni kaloi Llapin në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë, ndërsa i njëjti më pas vulosi fitoren krejt në fund (86’).
Ndërsa, një gabim të madh në garën për titull ka bërë Drita, që pësoi një gol të vonshëm nga Dukagjini, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:1.
Fytyra tragjike e Dukagjinit rezultoi të jetë Vitor Hugo që shënoi një autogol, duke tentuar ta largonte harkimin e Blendi Baftiut (31’).
Megjithatë, Drita nuk arriti ta ruante rezultatin në kohën shtesë me Granit Elezajn që realizoi në aksionin e fundit (90+10').
Ballkani qëndron lider në Superligën e Kosovës me 63 pikë, ndërsa Llapi renditet e dyta me 61 pikë kurse Drita zë pozitën e tretë me 59 sosh.