Futbollisti i klubit Nice të Francës kërcënon se do të hidhet nga ura - NACIONALE

Futbollisti i klubit Nice të Francës kërcënon se do të hidhet nga ura

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një lojtar i klubit të njohur francez të futbollit, Nice, është duke kërcënuar se do të hidhet nga Ura “Magnan” pas përfundimit të një lidhjeje, sipas raportimeve në Francë.

Zjarrfikësit, policia dhe një psikolog i angazhuar nga ekipi janë përfshirë në përpjekje për ta ndihmuar lojtarin, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar, raporton “Daily Mail”.

Televizioni BFMTV tha se futbollisti është duke qëndruar në urën e lartë 100 metra, që ndodhet në autostradën A8, në veriperëndim të qytetit Nice.

Klubi e ka anuluar konferencën për gazetarë me trajnerin Francesco Farioli, që ishte planifikuar për të premten, ndërsa thuhet se në prapaskenë po zhvillohen “bisedime për krizën”.

Ekipi Nice është aktualisht në vend të dytë në tabelën e ligës më të lartë të futbollit në Francë dhe të dielën do të ballafaqohet me klubin Brest.

Në raportime thuhet se afër urës është formuar një kolonë automjetesh prej pesë kilometrash si rezultat I incidentit.

Së fundmi, është zbuluar identiteti i futbollistit në fjalë. Ai është mesfushori 22-vjeçar Alexis Beka Beka, i cili nuk është paraqitur për Nice këtë sezon fare. Ai u bashkua vitin e kaluar nga Lokomotiv Moska dhe bëri 22 paraqitje në sezonin e tij debutues.

Lajme të ngjashme