Futbollisti ekuadorian vdes nga lëndimet që pësoi në aksident trafiku
Futbollisti i Cincinnatit dhe Ekuadorit, Marco Angulo, ka vdekur nga lëndimet që mori nga një aksident trafiku, ku i vdekur mbeti edhe një ish-bashkëlojtar i tij.
22-vjeçari Angulo ishte një pasagjer në makinën që u përplas me një pengesë metalike në autostradën Rumiñahui në juglindje të Quito më 7 tetor. Shoferi dhe Cabezas, i cili luante për Independiente Juniors, u vranë në incident.
Angulo mbeti me lëndime të rënda në kokë dhe një kontuzion në mushkëri. Ai u vendos në koma artificiale, por vdiq nga plagët të hënën mbrëma, raportoi gazeta El Universo.
Angulo luajti për kampionin e ligës ekuadoriane LDU Quito si huazim nga ekipi i MLS, FC Cincinnati.
FA e Ekuadorit tha se Angulo "mbrojti ngjyrat e vendit tonë në çdo mundësi që kishte me talentin dhe përkushtimin e tij. Marco nuk ishte vetëm një lojtar i jashtëzakonshëm, por një shok i madh skuadre. Ai na lë një dhimbje të thellë në zemrat tona".
Angulo, një mesfushor me tipare mbrojtëse, luajti për Ekuadorin U-17 dhe U-20 përpara se të bënte debutimin e tij për skuadrën e parë në një miqësore kundër Irakut në nëntor 2022. Ai luajti në një tjetër miqësore kundër Australisë në mars të vitit të kaluar.