Futbollistët më të mirë të Milanit në kohën e Berlusconit, Ibrahimovic nuk përmendet fare - NACIONALE

Futbollistët më të mirë të Milanit në kohën e Berlusconit, Ibrahimovic nuk përmendet fare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-pronari i Milanit tani president i Monzës, Silvio Berlusconi, ka përmendur disa nga lojtarët më të mirë të Milanit gjatë udhëheqjes së tij, ku ka dalluar Franco Baresin, ndërsa Zlatan Ibrahimovic nuk është në mesin e futbollistëve tjerë që ai përmend.

Monza e Berlusconit do të përballet me Milanin gjatë kësaj jave në shtëpi, me klubin që u inkuadrua këtë sezon dhe po kalon nëpër formë fantastike në vitin 2023.

Kjo ndeshje për njeriun që pati edhe postin e kryeministrit të Italisë është vetëm përballja e dytë garuese kundër ish-skuadrës së tij.

Në një intervistë për Sky Sport Italia, ai tregoi se gjatë udhëheqjes 31-vjeçari me kuqezinjtë përmbushi çdo ëndërr që kishte me klubin.

Here's to you, Silvio Berlusconi

“Doja që Milani të bëhej ekipi më i mirë në botë dhe ia dola”, thotë fillimisht Berlusconi.

“Fitova gjithçka. Në vitin 1994, nuk munda të shikoja finalen e Ligës së Kampionëve për shkak të një takimi në lidhje me politikën dhe kur thirra Adriano Gallianin, ai më tha se kishim fituar 4:0. Unë jam ende krenar për atë që kemi arritur.”

Disa nga lojtarët më të mirë të, të gjitha kohërave që kanë luajtur për Milanin e Berlusconit, sipas tij janë: Marco Van Basten, Ruud Gullit, Paolo Maldini, Franco Baresi, Andrea Pirlo, Andriy Shevchenko dhe Kaka dhe çuditërisht Ibrahimovic si njëri nga lojtarët me raportet më të mira që ka pasur në vitet e fundit nuk përmendet fare nga ai.

Milan, 30 anni fa iniziava l'era Berlusconi

Megjithatë, ish-pronari i klubit nuk ka dyshim se kush ishte më i madhi.

“Unë e dua Maldinin, ai është djali dhe babai i lojtarëve të Milanit. I dua shumë nga lojtarët e mi të Milanit, nga Gullit te Van Basten, por më i madhi ishte Baresi. Një lojtar fantastik, tepër i sinqertë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, përfshirë edhe kundërshtarët.”, tha për ndër të tjera presidenti i Monzës.

Lajme të ngjashme