“Futbolli është pasion” – Conte deklarohet për herë të parë që nga shkarkimi
Antonio Conte, që u shkarkua dje nga detyra e trajnerit të Tottenhamit, me anë të një postimi është deklaruar për herë të parë që prej se nuk është trajner më. Ai e nisi me thënien ‘Futbolli është pasion’, pastaj duke falënderuar skuadrën me të cilën drejtoi.
Conte i cili u tregua i ashpër pas një barazimi të skuadrës në minutat e fundit, kësaj radhe ishte plot pozitivitet me shkrimin e publikuar në Instagram.
“Futbolli është pasion”, ka shkruar Conte. "Unë do të doja të falënderoja thellësisht të gjithë në SPURS që vlerësuan dhe ndanë pasionin tim dhe mënyrën time intensive të, të jetuarit të futbollit si trajner. Një falënderim i veçantë për tifozët që më treguan gjithmonë mbështetje dhe vlerësim, ishte e paharrueshme t'i dëgjoja duke kënduar emrin tim. Udhëtimi ynë së bashku ka përfunduar, ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen."
Shkarkimi i Contes ishte i lidhur me kritikat e tij të ashpra ndaj Tottenhamit si një klub i zhytur në dështime të vazhdueshme. Italiani njihet për personin emocional dhe që prodhon gjithmonë situata me menaxhmentin në skuadrat për të cilat punon, por ato komente u konsideruan nga brenda si shumë të forta.

Spurs do të kthehen tek ndeshjet të hënën, ku do të përballen me Evertonin, dhe në krye do të jetë asistenti i Contes, Cristian Stellini, si trajner i përkohshëm deri në gjetjen për trajner me kontratë afatgjate.
