Fushë Kosova e ndal Llapin, s’ka fitues as në Prizren - NACIONALE

Fushë Kosova e ndal Llapin, s’ka fitues as në Prizren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Llapi ka bërë një tjetër haps fals në garën për titull duke barazuar në shtëpi me skuadrën e Fushë Kosovës, derisa Liria e Prizrenit dhe Dukagjini u “pajtuan” me barazim.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina pavarësisht që ishte më e mirë, nuk arriti ta mposhtë vendin e fundit në tabelë duke barazuar me rezultat 1:1.

Mysafirët e nisën për mrekulli duke kaluar në epërsi pas vetë =m 14 minutave falë golit të Urim Statovcit.

Pas kësaj, Llapi kishte dy raste shënimi me Muhamet Hysenin por që Rugji ishte heroi i mysafirëve.

E tëra që arriti të bëjë Llapi ishte goli i barazimit, i realizuar nga Ahmed Januzi (59’).

Kështu, Llapi renditet në pozitën e tretë me 21 pikë derisa Fushë Kosova qëndron në fund me shtatë sosh.

Në anën tjetër, Liria e Prizrenit dhe Dukagjini kanë ndarë pikët në derbin ku u shënuan katër gola.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi pavarësisht rasteve asnjëra nga skuadra nuk ia dolën t’i finalizonin.

Dukagjini kaloi fillimisht në epërsi me anë të një goli të bukur të Blerind Morinës (72’).

Liria arriti ta barazojë me një gol fantastik të Prins Tjiuezas nga gjuajtja e lirë (85’).

Vendasit në fakt edhe e përmbysen rezultatin në kohën shtesë me anë të Andi Stefës (90+5’), mirëpo në minutën e fundit në skenë doli Granit Elezaj që barazoi rezultatin (90+8’).

Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 14 pikë derisa Liria në vendin e parafundit me tetë sosh.

Lajme të ngjashme