Fury tregon se me kë do të përballet pas rimeçit me Usyk - NACIONALE

Fury tregon se me kë do të përballet pas rimeçit me Usyk

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tyson Fury po synon një trilogji me Oleksandr Usyk.

'Gypsy King' pësoi humbjen e parë në karrierën e tij profesionale kur u mposht nga ukrainasi Usyk, me këtë të fundit që u bë kampion i padiskutueshëm.

Të dy do të përballen sërish më 21 dhjetor në Arabinë Saudite, në një rimeç, ku në garë janë tre nga katër titujt kryesorë, pasi njëri tani është në zotërim të Daniel Dubios.

Dubois e mbrojti titullin IBF duke mposhtur Anthony Joshuan.

Me Joshuan të dëmtuar nga përballja e fundit, është sugjeruar se mund të ketë një përballje mes tij e Furyt në vitin e ardhshëm, por Tyson Fury mendon ndryshe.

Pasi humbi përballjen e parë ndaj Usyk, Fury do të tentojë të hakmerret në rimeç dhe pas kësaj do të duhet një meç i tretë, për të përcaktuar se cili nga këta të dy është më i mirë.

Tyson Fury v Oleksandr Usyk: Ring Of Fire - Fight Night

Fury dhe Usyk iu bashkuan nga promotorët Frank Warren dhe Alexander Krassyuk për një intervistë me DAZN pas konferencës për shtyp të muajit të kaluar në Londër me videon e shpërndarë këtë javë.

Warren sugjeroi se fitorja në Saudi do të konfirmojë statusin e Furyt si luftëtari më i mirë i gjeneratës së tij, me ish-kampionin e botës që këmbëngul se do të ketë vetëm një mënyrë për të provuar këtë teori.

'Jo Frank! Do të ketë një revansh, një ndeshje të tretë, trilogji”, tha Fury. 'Duhet të ketë. Nëse ai fiton një dhe unë fitoj një, nuk mund të them se jam më i mirë dhe ai nuk mund të thotë se është më i mirë. Duhet të ketë një të tretë.'

Usyk dhe Fury do të jenë në qendër të vëmendjes pak para fundit të vitit, me një përballje tjetër që premton emocione në skenën e boksit.

Lajme të ngjashme