Frikë te Barcelona, Araujo mund të largohet falas
Barcelona është e shqetësuar se agjenti i Ronald Araujos mund ta bind lojtarin për t’u larguar në verë si agjent i lirë.
Uruguaiani ishte ndër lojtarët që hyri si zëvendësues në fitoren 3:2 ndaj Dortmundit pasi ishte jashtë fushës që nga vera, kur pësoi dëmtim derisa po përfaqësonte shtetin e tij në Kupën e Amerikës 2024.
Araujo pritet të jetë titullar ndaj Leganes në La Liga, megjithatë te klubi spanjoll kanë frikë mbi të ardhmen afatgjatë të lojtarit.
Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona nuk është e sigurt me agjentin e Araujos dhe kanë dyshime se ai mund ta bind mbrojtësin ta vazhdojë karrierën diku tjetër.
Me kontratën që i skadon më 2026, te blaugranasit dyshojnë se agjenti po i shtyn negociatat për rinovim me shpresën që të largohen falas kur kontrata aktuale të përfundojë.
Në rast që ndodhë një gjë e tillë, atëherë agjenti dhe lojtari do të merrnin një bonus të madh mirëpo që Barcelona do të mbetej pa fitim.
Kështu, Barcelona mbetet e etur për ta bindur Araujon të rinovojë mirëpo nëse situata vazhdon e njëjta për muajt e ardhshëm atëherë ekziston një mundësi e madhe që ta vendosë në shitje në verë.
Për Aruajo interesim që disa muaj kanë shprehur dy gjigantët anglezë, si Man Unitedi e Chelsea.