Frank Warren zbulon tre kundërshtarët e ardhshëm të Tyson Furyt, Anthony Joshua “jashtë listës”
Frank Warren beson se Tyson Fury nuk do të luftojë ndaj Anthony Joshua në të ardhmen e afërt dhe ka zbuluar se Oleksandr Usyk dhe Joe Joyce mund të jenë kundërshtarët e "Gypsy King" në vitin 2023.
Përballja e Furyt ndaj Derek Chisora është konfirmuar për datën 3 dhjetor pas disa negociatave për betejë me Joshua, që nuk u realizua muajin e kaluar.
Fury insiston se dëshiron tre beteja vitin e ardhshëm duke sfiduar edhe Usyk, duke shpresuar se do ta mposht Chisoran në shkurt ose mars.
Mirëpo, Warren beson se Joyce do të jetë i radhës nëse Fury mposht Usyk.
Duke folur për negociatat për betejën kundër Joshua në dhjetor, Warren për "Talksport" të enjten tha: "Dështoi dhe duhet të binim në renditje".
"Derek ishte i gatshëm dhe me atë do të përballemi tani. Është kandidati më i mirë i gatshëm".

I pyetur nëse përballja ndaj Joshua mund të ndodh ndonjëherë, Warren u përgjigj: "Jo. AJ duhet të kthehet, të luftojë disa herë në këtë situatë, duhet t'i fitojë ato ndeshje dhe mendoj se pastaj mund të ndodh".
"Nuk dua të tregoj mosrespekt ndaj tij, por nuk do të befasohesha nëse humbet tani sepse mendoj se është shumë i mposhtur tani".
"Nëse Tyson e kalon me sukses përballjen e 3 dhjetorit, ai do të luftojë me Oleksandr Usyk dhe pas kësaj me Joe Joyce. Nuk është faji ynë ose i Tyson që nuk ndodhi, kjo është 100 për qind".
"Për mua Tyson Fury është boksieri i peshave të rënda më i miri në botë. Në mendimin tim, mund t'i mposht të gjithë. Tyson Fury është personi që do t'i rrëzojë tëgjithë".
"A mendon se Tyson do ta mposht Derek? Mendoj se do ta mposht, por e di që Derek do të luftojë. Nëse Tyson i mban sytë në ballë dhe e kalon, do të kemi një sfidë të madhe, që është ajo që po provojmë ta bëjmë në dhjetor me Usyk. Por, pastaj nuk ishte e mundur".