Franco Foda trajner i Kosovës? - NACIONALE

Franco Foda trajner i Kosovës?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është takuar me trajnerin gjerman Franco Foda dhe në ditët në vijim do të marrin përgjigjen vendimtare nga ai, kështu së paku raporton “SN”.

Kryetari Agim Ademi javë më parë njoftoi se përzgjedhësi i ri do të jetë gjerman, mirëpo edhe pse shorti për Ligën e Kombeve do të tërhiqet pas dy ditëve përzgjedhësi i ri ende s’është caktuar.

Megjithatë, “SN” raporton se Foda ka qenë në Kosovë në vikendin e kaluar për të negociuar me FFK-në, kurse vendimin përfundimtar do ta jap në ditët në vijim.

Një federatë evropiane ka shprehur interesim për ta marrë Fodan si trajner dhe kjo ofertë tani mund të bëhet konkrete. Sipas informacioneve tona, Kosova, që renditet e 101-ta në FIFA dëshiron ta marrë ish trajnerin e Austrisë”.

Gjithashtu Foda ka qenë të hënën ka ardhur nga në Vjenë nga kryeqyteti i Kosovës Prishtina. Negociatat më gjasë janë realizuar ditë më parë dhe një vendim përfundimtar mund të vjen në ditët në vijim”, shkruan mediumi.

Ndër të tjera, raporti shton se Foda ka refuzuar të komentojë lidhur me këtë çështje kur është pyetur për këtë mundësi.

Kujtojmë, Kosova do t’i mësojë kundërshtarët pas dy ditëve në Ligën e Kombeve.

Lajme të ngjashme