Franca shënon fitore ndaj Luksemburgut - NACIONALE

Franca shënon fitore ndaj Luksemburgut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Francës ka marrë fitore komode në miqësoren ndaj Luksemburgut.

Francezët dominuan në të gjitha aspektet për të shënuar fitore 3:0 në fund.

Franca e nisi për mrekulli duke rrezikuar me anë të Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappes, që dështuan nga afërsia.

Mirëpo, ishte Randal Kolo Muani që kaloi kombëtaren në epërsi pas një asistimi perfekt të Mbappes (43’).

Franca vazhdoi me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, veçse këtë herë ishte Jonathan Clauss që e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Mbappes (70’).

Luksemburgu kishte një rast të mirë për ta ngushtuar epërsinë me anë të Enes Mahmutovic, mirëpo ky i fundit dështoi nga afërsia.

Fitoren e Francës e vulosi vetë kapiteni Mbappe, me një finalizim fantastik (86’).

Franca në miqësoren e radhës përballet me Kanadanë, pastaj do të nis përgatitjet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ku gjendet në grupin e njëjtë me Austrinë, Holandën dhe Poloninë.

Lajme të ngjashme