Franca në pjesën e parë: 0 goditje, 0 kornera, 2 zëvendësime
Argjentina e ka mbyllur në epërsi të dyfishtë pjesën e parë ndaj Francës, në kuadër të finales së Kupës të Botës “Katar 2022”.
Argjentinasit në krye me Lionel Messin ishte thjesht të jashtëzakonshëm duke dominuar në të gjitha aspektet.
Në fakt, Franca në këtë pjesë ishte e tmerrshme duke mos pasur asnjë goditje në ose jashtë portës, duke mos fituar as edhe një penallti, derisa e tëra që vlen të përmendet ishin dy zëvendësimet e bëra.
France: 0 shots on target, 0 shots on goal, 0 xG, 0 offsides, 0 corners, 2 subs.
— Soccer Gods (@soccergods) December 18, 2022
Përzgjedhësi francez Didier Deschamps u ‘lodh’ duke parë paraqitjen e zbehët të Olivier Giroud dhe Ousmane Dembele, duke i larguar pas vetëm 41 minutave lojë.