Franca merr fitoren e pestë radhazi, mposht Irlandën - NACIONALE

Franca merr fitoren e pestë radhazi, mposht Irlandën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Francës ka shënuar edhe fitoren e pestë në grup, duke mposhtur në shtëpi Irlandën.

“Gjelat” fituan me rezultat komod 2:0, sfidë që e dominuan nga minuta e parë.

Ylli i Real Madridit Aurelien Tchouameni kaloi vendasit në epërsi me një eurogol nga distanca (19’).

Franca ishte shumë herë më e mirë dhe në fakt shënoi sërish në pjesën e parë me Mbappen, mirëpo që u anulua për pozitë jashtë loje.

Fitoren e Francës e vulosi sulmuesi i Interit Marcus Thuram që realizoi pas një topi të kthyer (48’), duke u gjendur në vendin e duhur.

Me këtë fitore, Franca është lider në tabelë në grupin B me 15 pikë, ku ka shënuar 11 gola dhe ende s’ka pësuar kurse Irlanda renditet në pozitën e katërt me tre sosh.

Lajme të ngjashme