Formula 1 anulon garën për Çmimin e madh Emilia-Romagna - NACIONALE

Formula 1 anulon garën për Çmimin e madh Emilia-Romagna

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Çmimi i madh i Emilia-Romagna është anuluar, kështu kanë konfirmuar nga Formula 1. Deri te ky vendim erdhi për shkak të përmbytjeve në Itali dhe shqetësimeve të sigurisë.

Shiu i vazhdueshëm në qytetin ku mbahet garat në Imola, Italinë Veriore, është evakuar sot, si shkak i rrezikut të përmbytjeve.

A statement was released on Wednesday afternoon

Personelit të F1 ju tha të qëndrojë larg të mërkurën me konfirmimin e anullimit të garës që u njoftua.

Në një deklaratë të F1 thuhej: “Komuniteti i Formula 1 dëshiron t'ua dërgojë lutjet e veta njerëzve dhe komuniteteve të prekura nga ngjarjet e fundit në rajonin Emilia-Romagna.

Flooding has affected the region in northern Italy

"Ne duam gjithashtu t'i bëjmë nderime punës së shërbimeve të emergjencës që po bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Pas diskutimeve mes Formula 1, presidentit të FIA-s, autoriteteve kompetente përfshirë ministrat përkatës, presidentit të Klubit të Automobilave të Italisë, presidentes së rajonit Emilia Romagna, kryebashkiakut të qytetit dhe promotorit, është marrë vendimi për të mos vazhduar me fundjavën e Grand Prix në Imola.

The decision has been made to cancel the F1 race

"Vendimi është marrë sepse nuk është e mundur të mbahet veprimtaria në mënyrë të sigurtë për tifozët tanë, ekipet dhe personelin tonë dhe është gjëja e duhur dhe e përgjegjshme për të bërë duke pasur parasysh situatën me të cilën përballen qytetet dhe qytezat në rajon. Nuk do të ishte e drejtë të ushtrohej presion i mëtejshëm mbi autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës në këtë kohë të vështirë."

Gjithashtu është raportuar se gara nuk do të riplanifikohet momentalisht.

Max Verstappen kryeson aktualisht renditjen në Formula 1 për vitin 2023 me 119 pikë, përpara shokut të skuadrës së Red Bull, Sergio Perez, në vendin e dytë më 105 pikë.

Lajme të ngjashme