Formacioni startues: Atletico Madrid - Real Madrid, Bellingham starton si sulmues
Atletico Madrid do të përballet edhe një herë me Real Madridin, brenda një periudhë shumë të shkurtër, pasi ditë më parë pësuan humbje 5:3 në Superkupën e Spanjës, që u zhvillua në Arabinë Saudite. Tani kjo përballje është në kuadër të Kupës së Mbretit, në 1/8 e finales dhe trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet startuese.
Për çudi, Jude Bellingham sot do të luajë nga minuta e parë si sulmues qëndror, me Ancelottin që mund të jetë motivuar nga numri i golave të shënuar në këtë sezon nga ylli anglez në formë të jashtëzakonshme.
Përballja e sotme zhvillohet në Metropolitano Stadium, pra në atë të Atletico Madridit, me filim nga ora 21:30.
Formacionet startuese:
Diego Simeone do të startojë me dy sulmues, me formacionin 3-5-2.
Atletico Madrid: Oblak; Gimenez, Witsel, Hermoso; Llorente, de Paul, Koke, Niguez, Lino; Morata dhe Griezmann.
🚨 TEAM NEWS 🚨 pic.twitter.com/G9a8bkpLpt
— Atlético de Madrid (@atletienglish) January 18, 2024
Në anën tjetër, Carlo Ancelotti kundërpërgjigjet me formacionin 4-3-3.
Real Madrid: Lunin; Mendy, Fernandez, Rudiger, Carvajal; Valverde, Camavinga, Modric; Vinicius Jr, Rodrygo dhe Bellingham.
📋✅ Our starting 𝗫𝗜 🆚 @AtletiEnglish!#CopaDelRey pic.twitter.com/IAd0iGfDfp
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) January 18, 2024
Ndeshje të kthimit nuk ka dhe fituesi do të dalë nga kjo përballje, nëse nevojiten edhe penalltitë.