Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Armenisë - NACIONALE

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Armenisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës të premten e zhvillon miqësoren e parë nën urdhrat e Franco Fodas ndaj Armenisë.

Tekniku gjerman u shpreh optimist se do ta nisin me fitore, ndërsa mori vëmendjen kur deklaroi se do të luajë futboll agresiv.

Kësisoj, pritet që ndaj Armenisë – Foda ta nis direkt me formacionin 3-4-2-1 që e përdorte sa ishte trajner i Austrisë.

Aro Muric më shumë gjasë do të jetë portieri kryesor, kurse në mbrojtje kapiteni Amir Rrahmani pranë Fidan Alitit e Mirlind Kryeziut, këta dy të fundit i kishte luajtur edhe sa ishte trajner i Zurichut.

Në mesfushë, pritet inkuadrimi i Florian Loshajt dhe Valon Berishës, kurse në krahë Milot Rashica e Edon Zhegrova. Ndërsa, qendërsulmuesi kryesor mbetet Vedat Muriqi.

Formacioni i mundshëm i Kosovës (3-4-2-1): Muric; Rrahmani, Aliti, Kryeziu; Rashica, Loshaj, Berisha, Zhegrova; Muriqi.

Për fund kujtojmë se përballja do të nis me fillim nga ora 17:00.

Lajme të ngjashme