Formacioni i mundshëm i Interit ndaj Atletico Madridit, Zikaltrit synojnë çerekfinalen
Lautaro Martinez, Benjamin Pavard e Federico Dimarco do të kthehen në formacionin bazë të Interit për ndeshjen kthyese ndaj Atletico Madrid, pasi nuk luajtën në ndeshjen e fundit në Serie A.
Zikaltrit duhet të përballen me skuadrën nga kryeqyteti spanjoll pa lojtarë si: Juan Cuadrado, Marko Arnautovic dhe Carlos Augusto, plus Stefano Sensi, i cili nuk është në listën e tyre të UEFA-s.
Lautaro, Pavard dhe Dimarco ishin zëvendësues të papërdorur në fitoren 1:0 në Bologna të shtunën, por do të kthehen në 11-shen fillestare sonte. Sulmuesi argjentinas dhe golashënuesi më i mirë i Interit këtë sezon do të jetë partner i Marcus Thuram në sulm.

Stefan de Vrij pritet të startojë në një mbrojtje me tre lojtarë së bashku me Pavard dhe Alessandro Bastoni, ndërsa Denzel Dumfries është favorit ndaj Matteo Darmian si mbrojtës i krahut të djathtë.
José Maria Gimenez dhe Thomas Lemar nuk janë të disponueshëm për gjigantët e La Ligës, por ish-ylli i Juventusit, Morata pritet të startojë me Antoine Griezmann në sulmin e El Colchoneros.
Nahuel Molina, Rodrigo De Paul dhe Stefan Savic janë të tjerë ish-lojtarë të Serisë A që do të startojnë kundër Interit sonte.
Formacionet e mundshme: Atletico Madrid - Inter
Atletico Madrid (3-5-2): Oblak; Savic, Witsel, Hermoso; Molina, Llorente, Koke, De Paul, Lino; Morata, Griezmann.
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martinez.
Kujtojmë se skuadra e Simone Inzaghit është në epërsi 1:0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në San Siro, dhe në përballjen e sotme në Metropolitana nga ora 21:00 krejt çfarë i duhet është menaxhimi i situatës, pasi mund të jenë të kënaqur edhe me barazim.