Formacionet zyrtare: Zvicra – Rumania | Xhaka e Shaqiri nga minuta e parë
Zvicra sot do ta zhvillojë ndeshjet e katërt në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, ku në shtëpi e pret e Rumaninë, me dy skuadrat që janë në krye të grupit I.
Helvetikët kanë fituar tri ndeshjet e para, ndërsa Rumania ka barazuar në një dhe ka fituar dy të tjera.
Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin nuk ka bërë ndryshime të shumta në formacion, me Xhakën e Shaqirin që startojnë nga minuta e parë.
Zvicra: Sommer; Fernandes, Elvedi, Akanji; Zakaria, Amdouni, Freuler, Xhaka, Rodriguez; Vargas, Shaqiri.
Ndërsa homologu i tij ka bërë shumë ndryshime nga takimi i fundit me Kosovën.
Rumania: Moldovan; Dragusin, Manea, Nedelcearu; Alibec, Stanciu, Hagi, Burca; Coman, Screciu, Sorescu.
Kjo ndeshje do të fillojë në 20:45.