Formacionet zyrtare: Zvicra – Izrael, ‘Helvetikët’ në krye me Xhakën synojnë fitoren e radhës - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Zvicra – Izrael, ‘Helvetikët’ në krye me Xhakën synojnë fitoren e radhës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zvicra zhvillon ndeshjet e dytë të saj në Grupin I në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, ku përball do ta ketë Izraelin dhe ashtu siç pritej Granit Xhaka do ta udhëheqë skuadrën sërish, në tentim për të marrë një rezultat pozitiv nga konkurrenti kryesor në grup.

Helvetikët janë në grup të njëjtë me Kosovën, Rumaninë, Andorrën, Bjellorusinë dhe Izraelin, dhe në ndeshjen e parë shënuan fitore të thellë ndaj bjellorusëve, kur Xhaka ishte protagonist me gol dhe asist.

Murat Yakin do të startojë me formacionin e zakonshëm 4-3-2-1, ku golashënuesi i het-trikut, Renato Steffen ndaj bjellorusëve, nuk do të paraqitet nga fillimi.

Zvicra: Sommer; Rodriguez, Elvedi, Akanji, Widmer; Freuler, Granit Xhaka, Zakaria; Amdouni, Vargas; Itten.

Ndërsa, Izraeli paraqitet me formacionin 4-3-3 dhe ka bërë dy ndryshime nga ndeshja e kaluar kundër Kombëtares së Kosovës.

Izrael: Glazer; Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner, Jaber, Lavi, Peretz; Hazizia, Baribo dhe Manor Solomon.

Lajme të ngjashme