Formacionet zyrtare: Spanjë - Gjeorgji
Kombëtarja e vetme me pikë të plota nga faza e grupeve, Spanja, sot zhvillon ndeshjen e parë në fazën e eliminimit direkt, ku do të takohet me befasinë e ëmbël të Evropianit, Gjeorgjinë.
Spanja ishte pjesë e grupit B, me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke fituar të tre ndeshjet, për të kaluar në 1/8 e finales, e në anën tjetër Gjeorgjia ishte befasia e madhe, ku fitoi në xhiron e fundit ndaj Portugalisë, për të ardhur në këtë fazë si vend i tretë.
Tashmë kur kanë mbetur shumë pak deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.
Spanja do të luajë me 4-3-3, ku sulmi i besohet treshes Yamal - Morata - Williams.
Në anën tjetër, Gjeorgjia kundërpërgjigjet me 5-3-2, ku ylli i Napolit Kvaratskhelia do të jetë në sulm me Mikautadzen.
Kjo përballje zhvillohet në stadiumin e Kolnit me fillim nga ora 21:00.
Drejtësinë do ta ndajë francezi, Letexier, ku do të ndihmohet nga Mugnier dhe Rahmouni. Gjyqtari i katërt është holandezi Gozubuyuk, ndërsa në VAR francezi Brisard.