Formacionet zyrtare: Shqipëri – Gjeorgji, Arbër Hoxha titullar
Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, me Sylvinhon që i ka besuar Arbër Hoxhës nga minuta e parë.
“Kuq e Zinjtë” i pret një sfidë jo e lehtë ndaj Gjeorgjisë, por janë më të motivuar se kurrë sidomos pas asaj fitore ndaj Ukrainës.
Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike, ku Sylvinho ka bërë vetëm një ndryshim – duke e vendosur Hoxhën titullar, ndërsa Qazim Laçin e ka lënë në stol.
Shqipëri: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Asani, Manaj, Hoxha.
Gjeorgji: Mamardashvili; Kashia, Dvalli, Kakabadze; Kiteishvili, Gvelesiani, Lochoshvili, Chekvetadze, Kochorashvili; Mikautadze, Kvarastkhelia.
Përballja do të nis me fillim nga ora 20:45.