Formacionet zyrtare: Rijeka – Dukagjini - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Rijeka – Dukagjini

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dukagjini sot do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencës kundër skuadrës kroate Rijeka, me ndeshjen e parë që u zhvillua në Fadil Vokrri dhe përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 1:0.

Edhe pse shumë e vështirë, skuadra nga Klina nuk ka asgjë për të humbur në udhëtimin e saj në Kroaci dhe do të tentojë çdo mundësi për ta kthyer rezultatin.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, me Sergej Jakirovic që paraqitet me 4-2-3-1, ndërsa Armend Dallku si gjithnjë me formacionin klasik 4-3-3, me disa ndryshime dhe mungesën e madhe të Altin Mërlakut.

Rijeka: Labrovic; Veiga, Radeljic, Dilaver, Goda; Banda, Selahi; Jankovic, Fruk, Pasalic; Ivanovic.

Dukagjini: Haxhihamza; Kameraj, Basri, Syla, Dallku; Iran Junior, Hugo, Feka; Shala, Santos dhe Zulfiji.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Rijekas dhe fillon në ora 20:15.

Lajme të ngjashme