Formacionet zyrtare: RB Salzburg - Milan
Milan këtë vit synon të rikthehet ndryshe në Ligën e Kampionëve. Për ekipin “kuqezi” rrugëtimi në kompeticionin më të madh evropian nis nga Austria, gjegjësisht kundër RB Salzburg.
Pioli nuk ka bërë shumë ndryshime në formacion për dallim nga derbi i fituar gjatë fundjavës që lëmë pas kundër Interit. Salzburg ka vendosur të hyjë me formacionin më të mirë të mundshëm për t’u munduar që ta befasojë ekipin më të trofeshëm italian në reng evropian.
