Formacionet zyrtare: Rangers - Liverpool
Rangers dhe Liverpool do të ndeshen sërish njëra ndaj tjetrës, vetëm se kësaj radhe skocezët do të luajnë si vendës.
Liverpool po kalon në një formë gri dhe fitorja e fundit që ka arritur është pikërisht në Ligën e Kampionëve, kundër Rangersit.
Pas humbjes turpëruese 4:1 ndaj Napolit në "Maradona", Liverpool ka fituar ndeshjet tjera.
Sot, për skuadrën e Jurgen Klopp do të jetë një mundësi e mirë që t'i arkëtojë pikët e radhës, që "de facto" do ta kualifikonin në 1/8 e finales.
Në anën tjetër, Rangers do të përpiqet që t'i rrëmbejë pikët e para në grup.
Ndërkohë këto janë formacionet zyrtare të dy ekipeve.
