Formacionet zyrtare: PSG - Bayern, Mbappe në stol - NACIONALE

Formacionet zyrtare: PSG - Bayern, Mbappe në stol

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain është nikoqir i Bayern Munichut, në kryederbin e të martës mbrëma në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Si "Parisienët" ashtu edhe "Bavarezzët" do të bëjnë çmos për një rezultat sa më pozitiv, që t'i afrohen kualifikimit për në fazën tjetër.

Tashmë janë bërë publike edhe formacionet, me Kylian Mbappe që është në stol te PSG-ja.

Ndërkohë, te gjiganti gjerman në stol ndodhet edhe kosovari Arijon Ibrahimovic, që përfaqëson grupmoshat e reja të Gjermanisë.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma; Hakimi, Ramos, Marquinhos, Mendes; Danilo, Soler, Zaire-Emery, Verratti; Neymar, Messi.

Bayern: Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Cancelo; Kimmich, Goretzka, Musiala; Sane, Chuopo-Moting, Coman.

Përballja do të nis me fillim nga ora 21:00 në "Parkun e Princave".

Lajme të ngjashme