Formacionet zyrtare: Progres – Gjilani
Sport Club Gjilani do ta zhvillojë ndeshjen e parë si mysafir i Progres, në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro, ka hyrë me një formacion sulmues (4-3-3).
Ndërkohë, klubi nga Luksemburgu ka vendosur të mbrohet paksa më shumë duke përdorur formacionin 4-2-3-1.
Formacionet zyrtare:
Progres: Latik; Guett, Karamoko, Peugnet, Karayer; Amofa-Diatou, Bijelic; Natami, Mazure, De Almeida; Mixtur.
Gjilani: Tafas; Islami, Sinani, Jashari, Hoxha; Ramadani, Musolli, Ismaili; Zabërgja, Rashiti, Bilalli.
Ndeshja do të nis me fillim nga ora 19:30.