Formacionet zyrtare: Manchester City – Manchester United - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Manchester City – Manchester United

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City dhe Manchester United kanë publikuar formacionet bazë në kuadër të finales së FA Cup.

Të dy rivalët lokal janë në kërkim të trofeut të dytë për këtë edicion, andaj do bëjnë çmos për ta kërkuar fitoren.

Trajneri Pep Guardiola portën ia ka besuar portierit të dytë Ortega, derisa i ka vendosur të gjithë yjet në formacionin bazë.

Ndërsa, me formacionin më të mirë të mundshëm e ka nisur edhe Ten Hag, pavarësisht që Antony dhe Anthony Martial mungojnë shkaku i lëndimit.

Formacionet zyrtare:

Manchester City: Ortega; Akanji, Dias, Walker; Rodri, Stones; Gundogan, De Bruyne, Silva, Grealish; Haaland.

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Lindelof, Shaw, Fred, Eriksen, Casemiro; Fernandes; Sancho, Rashford

Përballja zhvillohet në “Wembley” me fillim nga ora 16:00.

Lajme të ngjashme