Formacionet zyrtare: Kosovë – Zvicër
Kombëtarja e Kosovës është nikoqir i Zvicrës në kuadër të xhiros së pestë për kualifikimet në Kampionat Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” kanë gjasa minimale për t’u kualifikuar, sidoqoftë një fitore e sotme mund t’i mbajë ende në garë.
Përzgjedhësi Primoz Ghila ka vendosur që në këtë ndeshje të hyjë me sistemin 4-2-3-1, ku në sulm janë Milot Rashica, Bernard Berisha dhe Vedat Muriqi, derisa Valon Berisha luan si mesfushor sulmues.
Ndërsa, sa i përket Zvicrës, sistemi mbetet i njëjtë 4:3:3, me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin nga minuta e parë dhe Uran Bislimin rezervë.
Formacionet zyrtare:
Kosovë: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Fazliji, Loshaj; B.Berisha, V. Berisha, Rashica; Muriqi.
Zvicër: Sommer; Fernandes, Akanji, Schar, Rodriguez; Freuler, Xhaka, Zakaria; Vargas, Amdouni, Shaqiri.
Aufstellung / Composition / Formazione
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) September 9, 2023
🕘 20:45
📺 SRF 2, RTS 2, RSI La 2#natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi pic.twitter.com/KboCXt8zV1
Përballja zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe nis më fillim nga ora 20:45.