Formacionet zyrtare: Kosovë – Izrael
Kombëtarja e Kosovës është nikoqir i Izraelit në kuadër të sfidës së pazhvilluar në muajin tetor.
“Dardanët” synojnë fitore ani pse gjasat për një avancim janë më pak se një për qind.
Përzgjedhësi Primoz Gliha ka bërë sërish befasi në formacion, duke luajtur me 3-5-1-1, ku në momentet që Izraeli sulmon Bernard Berisha do të kthehet në mbrojtje si anësor i djathtë.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Muric; Dellova, Aliti, Krasniqi; L.Kastrati, Loshaj, Zyba, Muslija, B.Berisha; Rashica; Muriqi.
Izrael: Glazer; Lavi, Vitor, Goldberg, Dasa; Revivo, Kinda, Perezt, Zahavi; Jehezkel, Gloukh.
Përballja nis me fillim nga ora 20:45.