Formacionet zyrtare: Inter - Atletico Madrid | PSV - Dortmund
Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje të tjera interesante të fazës së 1/8 së finales, ku Interi do ta presë në San Siro Atletico Madridin, ndërsa Borussia Dortmund ka udhëtuar në Holandë për t'u përballuar me PSV-në.
Kur ka mbetur më pak se një orë deri në fillimin e dy takimeve, janë publikuar formacionet zyrtare të skuadrave.
Inter - Atletico Madrid
Interi i Simone Inzaghit po kalon në formë fantastike dhe në këtë përballje do të hyjë si favorit.
Zikaltrit përballen me mungesën e mbrojtësit Francesco Acerbi, i cili ka qenë shtyllë kyçe për skuadrën deri në këtë moment, me Stefan De Vrij që do të vijë si zëvëndësim i tij.
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram dhe Lautaro Martinez (C).
Team news 📋#ForzaInter #UCL #InterAtleticoMadrid pic.twitter.com/u3dMdDLWZV
— Inter (@Inter_en) February 20, 2024
Në anën tjetër Diego Simeone është kundërpërgjigjur me mbrojtje të dendur, duke vendosur pesë lojtarë në vijën e fundit.
Atletico Madrid (5-3-2): Oblak; Lino, Hermoso, Gimenez, Witsel, Molina; Niguez, Koke (C), De Paul; Griezmann dhe Llorente.
🚨 TEAM NEWS 🚨 pic.twitter.com/nPuvhL1zOE
— Atlético de Madrid (@atletienglish) February 20, 2024
PSV Eindhoven - Borussia Dortmund
Përballja tjetër do të zhvillohet në Holandë, ku PSV në formë të mirë e pret Dortmundin që fitoi grupin e vdekjes në Ligë të Kampionëve.
Peter Bosz ka vendosur të luajë me skemë të zakonshme me tre sulmues, tre mesfushorë dhe katër mbrojtës.
PSV (4-3-3): Benitez; Teze, Schouten, Boscagli, Dest; Tillman, Veerman, Saibari; Bakayoko, De Jong (C) dhe Lozano.
Jerdy in the 🔙#PSVBVB #UCL https://t.co/iXeaTLhMIo pic.twitter.com/n68sHTP1vN
— PSV (@PSV) February 20, 2024
Në anën tjetër Edin Terzic, do të luajë me një sulmues qëndror, por që tre të tjerë do të jenë për ndihmë pas tij.
Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Maatsen, Schlotterbeck, Hummels, Ryerson; Can (C), Sabitzer; Malen, Rues, Sancho; Fullkrug.
🚨 STARTER sind da! ⭐️
— Borussia Dortmund (@BVB) February 20, 2024
ℹ️ Niklas Süle fällt kurzfristig krankheitsbedingt aus. #UCL #PSVBVB pic.twitter.com/P5BNtEiTl4
Të dy përballjet fillojnë në ora 21:00, ndërsa ndeshjet e kthimit zhvillohen më 13 mars.