Formacionet zyrtare: Holandë - Francë, Mbappe me hundë të thyer në bankë rezervë
Holanda e Franca, të dy kombëtare favorite për të kaluar grupin D, do të përballen sot, në kuadër të xhiros së dytë në Leipzig Stadium.
Të dy këto kombëtare nuk bindën aq shumë në ndeshjet e para, duke shënuar fitore me nga një gol epërsi, por që tani janë në pozitë të favorshme për të kaluar grupin, pasi kanë nga tre pikë.
Kur ka mbetur më pak se një orë lojë deri në fillimin e takimit, tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.
Ashtu siç pritej, ylli kryesor i Francës, Kylian Mbappe, do të jetë në bankë rezervë, pasi theu hundën në ndeshjen e parë ndaj Austrisë.
Holanda në krye me Ronald Koeman do të luajë me formacion 4-3-3, ku Depay do të luajë si qendërsulmues.
Holanda (4-3-3): Verbruggen; Dumfries, Van Dijk, De Vrij, Ake; Schouten, Simons, Reijnders; Frimpong, Depay dhe Gakpo.
Representing 𝗢𝗥𝗔𝗡𝗝𝗘! 🦁🔥#NothingLikeOranje #NEDFRA pic.twitter.com/2oTtVmQn4Z
— OnsOranje (@OnsOranje) June 21, 2024
Në anën tjetër, me rënditje të njëjtë do ta nisë lojën edhe Didier Deschamps.
Franca (4-3-3): Maignan; Hernandez, Saliba, Upamecano, Kounde; Rabiot, Kante, Tchouameni; Griezmann, Thuram dhe Dembele.
Takimi do të fillojë në orën 21:00 në Leipzig Stadium.
Gjyqtari kryesor është Anthony Taylor nga Anglia, i ndihmuar nga asistentët, Gary Beswick dhe Adam Nunn. Gjyqtari i katërt është suedezi Glenn Nyberg, ndërsa në VAR anglezi Stuart Attwell.