Formacionet zyrtare: Gjermani - Skoci, mikpritësit e Evropianit me përbërje të frikshme - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Gjermani - Skoci, mikpritësit e Evropianit me përbërje të frikshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampionati Evropian 2024 do të fillojë brenda një ore, ku ndeshja e parë do të jetë mes mikpritësit të turneut, Gjermanisë e cila kundërshtarë do ta ketë Skocinë.

Tashmë kur ka mbetur edhe shumë pak deri në fillimin e ndeshjes, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet startuese.

Takimi i parë për EURO 2024 do të zhvillohet në stadiumin Allianz Arena, shtëpinë e Bayern Munich, me fillim nga ora 21:00.

Trajneri Julian Naglesmann ka vendosur për një formacion 4-2-3-1, me Kai Havertz të vetëm në sulm.

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Rudiger, Tah, Mittelstadt; Andrich, Kroos; Musiala, Gundogan, Wirtz; Kai Havertz.

Në anën tjetër, homologu i gjermanit, Steve Clarke do të luajë me sistemin e famshëm të italianëve me tre mbrojtës.

Skocia (3-4-3): Gunn; Tierney, Porteous, Hendry; Robertson, McTominay, McGregor, Ralston; Christie, Adams dhe McGinn.

Drejtësia për këtë takim iu është besuar delegacionit francez, i udhëhequr nga gjyqtari kryesor Clement Turpin, që do të ndihmohet nga dy asistentët Nicolas Danos dhe Benjamin Pages, teksa i katërt do të jetë Francois Letexier.

Në VAR, kryesori do të jetë Jerome Brisard, i cili do të ketë edhe dy ndihmës.

Lajme të ngjashme