Formacionet zyrtare: Dukagjini – Rijeka
Dukagjini sot zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Ligë të Konferencës, ku në rrethin e dytë do të ketë punë me skuadrën kroate Rijeka.
Skuadra nga Klina, kaloi me sukses testin e parë në debutimin e saj në garat evropiane, ku eliminoi FC Europan me fitore në dy ndeshjet e zhvilluara, në anën tjetër Rijeka sot zhvillon vetëm ndeshjen e parë, pasi kishte kaluar drejtpërdrejtë në raundin e dytë.
Të dy trajnerët kanë bërë të ditur formacionet për ndeshjen që zhvillohet në tempullin Fadil Vokrri.
Armend Dallku ka vendosur t’i besojë rreshtimit 4-3-3, ndërsa homologu i tij Jakirovic do të luajë me formacion 4-3-2-1.
Formacionet zyrtare
Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Syla, Basri, Kameraj; Iran Junior, Hugo, Feka; Zulfiji, Santos dhe Mërlaku.

Rijeka: Labrovic; Goda, Rudeljic, Dilaver, Veiga; Hodza, Banda, Jankovic; Fruk, Grgic; Obergon.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:00.
