Formacionet zyrtare: Dukagjini – Europa
FC Dukagjini do të jetë nikoqir i FC Europas në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Skuadra kosovare shihet si favorit i padiskutueshëm për ta mposhtur klubin nga Gjibraltari.
Trajneri Armend Dallku ka hyrë me një formacion sulmues 4-3-3, derisa edhe mysafirët kanë bërë të njëjtin veprim.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Syla, Basri, Shala; Iran, Hugo, Shabani; Zulfiji, Januzi, Mërlaku.
Europa: Zappacosta; Vera, Bello, Olmos, Heredia; Pozo, Quintana, Curado; Gimenez, Ruiz, Cipri.
Përballja zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe do të nis në ora 19:00.